E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski vizitë në Shqipëri, digjen flamujt maqedonas në Tiranë

Hiqen nga shtyllat dhe digjen flamujt maqedonas të vendosur në sheshet kryesore të Tiranës, me rastin e vizitës së kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski në kryeqytetin shqiptar ditën e djeshme.

Në një video të hedhur në Youtube që mban siglën e tifozave kuq e zi, shfaqen persona që zhvasin nga shtyllat flamuj e Republikes së Maqedonisë.

Një rast i tillë është në sheshin “Nënë Tereza”, ku duket mjaft mjaft qartë dhe dekori me të cilën është veshur Tirana per 100 vjetorin e pavarësisë. Një person që mban kapuc në kokë, dhe i maskuar në fytyrë për mos t’u identifikuar pasi zhvat flamurin e Maqedonisë i vë zjarrin atij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›