Kapen 5 shtetas për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni
Shtetasit Gerti Caca nga Syneji i Kavajës, Besnik Shaholli nga Tirana, dhe Mariglen Abdurrahmani nga Durrësi, shfrytëzonin për qëllime prostitucioni shtetaset e arrestuara B. H., 22 vjeçe, D. R., 18 vjeçe, si dhe shtetasen e shpallur në kërkim R. A., 20 vjeçe.
Aktiviteti i tyre zhvillohej kryesisht me klientë turist, në hotelet luksoze në zonën e plazhit në Golem dhe në Tiranë.
Ndërkohë, shtetasi Besnik Shaholli, në bashkëpunim me personat e mësipërm përdorte hotelin e tij në Vaqarr të Tiranës për të shfrytëzuar për qëllime përfitimi material këto tre shtetase. Këto të fundit, ushtronin prositucion me klientë të ndryshëm, kundrejt shumës së parave nga 100 deri në 200 euro.
Arrestimi i shtetasve të lartëpërmendur erdhi falë një hetimi 3–mujor, i organizuar nga specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, Sektori i Forcave të Posacme në Policinë e Tiranës dhe Seksioni Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë së Kavajës.
Ndaj tyre, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka filluar procedimin penal për konsumim të veprave penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, “Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikura nga nenet 113, 114, dhe 115 të Kodit Penal.