Largohet nga Iraku njësiti i fundit luftarak amerikan
Në përputhje me angazhimet e ndërmarra nga presidenti amerikan, Barak Obama, forcat luftarake të SHBA-së në Irak, që në një moment arritën rreth 150 mijë trupa, do të duhej të largoheshin nga vendi brenda gushtit të vitit 2010.
Rreth 50 mijë trupa ushtarake amerikane do të qëndrojnë ende në Irak për një periudhë të caktuar, por kryesisht me përgjegjësi administrative për forcat vendase. Sipas një reporteri të NBC që udhëton së bashku me trupat në fjalë, njësiti luftarak quhet “4/a Stryker”.
Sipas rrjetit informativ, “me daljen e plotë të këtyre trupave luftarake nga vendi, operacioni ‘Liria e Irakut’, misioni luftarak në vend, ka përfunduar plotësisht”.