E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 500 gr kokainë në Kakavijëarrestohet transportuesi nga Fieri

GJIROKASTËR - Sekuestrohen 500 gramë kokainë,  e në pranga është vënë transportuesi i saj, Durim Gjojdeshi, 45 vjeç nga Libofsha e Fierit.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Gjirokastrës, të cilët saktësuar se, arrestimi është bërë në doganën e Kakavijës.

I arrestuari, kishte kaluar vijën e parë të kalimit të automjeteve. Por nga dyshimet e krijuara, policia e ka kontrolluar sërish makinën e 45-vjeçari.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur e fshehur në sediljen e makinës. Sipas policisë do të trafikohej për në Greqi.

Makina ku u gjet lënda narkotike ishte e llojit “Benz” me targa AA 308 DR. Dyshohet se në makinë mund të jetë fshehur sërish drogë, prandaj mjeti i’u nënshtrua një kontrolli më të imtësishëm.

(Në foto: Droga e kapur në automjetin tip "Benz")

(Në foto: Droga e kapur në automjetin tip "Benz")
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›