E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 70 kg marijuanë në Kakavijë, trafikanti përplas efektivin e policisë

Kakavijë- Policia greke ka sekuestruar 70 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek në vendin e quajtur Kalpaqi.

Forcat e patrullës kufitare i kanë kërkuar një makine të ndalonte për t’ju nënshtruar një kontrolli, por drejtuesi ka rritur shpejtësinë. Për pasojë automjeti është përplasur me makinën e policisë dhe ka plagosur lehtë një efektiv.

Më pas shtetasi që drejtonte makinën ka ndaluar dhe policia e ka rrethuar. Gjatë kontrollit, në automjet u gjet sasia e lëndës narkotike.

Në automjet udhëtonin katër shtetas, drejtuesi 32 vjeçar, një tjetër 26 vjeçar, dhe një shtetase e moshës 39-vjeçare, të tre këta shqiptarë. Ndërsa me ta ishte edhe një shtetase rumune.

Policia e shtetit fqinj ka nisur hetimet për destinacionin dhe prejardhjen e drogës. Ndërsa ka shoqëruar në polici shtetasit e ndaluar.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›