E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e 7 vjecares Pipero Shkarkohet mjeku pediater per neglizhence

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar sot mjekun pediatër të Spitalit tëDurrësit Rasim Lusha për neglizhencë në mjekimin e vogëlushes 7 vjeçare e cila humbi jetën dy ditë më parë. Në një deklaratë për mediat drejtori i politikave në këtë dikaster Pëllumb Pipero bëri me dije se mjeku i rojes nuk ka qenë në lartësinë e detyrës sepse nuk ka kërkuar asnjë ekzaminim laboratorik. Sipas tij laboratori i spitalit të Durrësit ka qenë i hapur 24 orë në 24.

“Sipas mendimit tonë (mendimit të sepecialistëve që kanë hetuar) fëmija nuk është ndjekur me protokoll, nuk është bërë thellimi në diagnostikim dhe nuk është mjekuar në mënyrë adekuate”-u shpreh Pipero, i cili shtopi se vajzës i ëhstë injektuar glukozë pa i bërë më parë analizat.

Ai shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e vajzës dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’i shkuar përgjegjësive dhe hetimit deri në fund në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më, ndërsa inkurajoi organet e drejtësisë për të filluar hetimin e çështjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›