E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres moti i keq vonon tragetet

Koha e keqe ka krijuar vonesa me tragetet e linjës Bari-Durres. Burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit bëjnë të ditur se në det të hapur forca e detit shkon deri në 7 ball, cka ka vështirësuar lundrimet dhe vijimësinë normale të udhëtimit të trageteve.

Kështu tragetet që duhet të mbërrinin në orën 8 të mëngjesit ende nuk kanë ardhur dhe pritet të zbarkojne ne portin e Durresit me rreth 3 orë vonesë.

Shkak është bërë forca e erës e e cila ka shkuar deri në 19 m/s ndërsa forca e detit deri në 7 ball.
Ne port pergjate dites se sotme eshte planifikuar mberritja e 5 trageteve, nga ku do te hyjnë ne vendin tone rreth 6 mije udhetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›