E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiliano Shullazi arrestohet sërish

Share

Emiliano Shullazi, një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri, është arrestuar sërish. Kësaj here ai është arrestuar në Shkodër. Policia i ka gjetur atij dy pistoleta dhe i ka sekuestruar një mjet të blinduar.

Shullazi ishte arrestuar edhe disa muaj më parë, por para pak javësh gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse policia kishte shënuar se pistoletën e kishte Shullazi, ata ndryshuan dëshminë e tyre.

Në vitin 2009 Shullazi është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. Emri i tij u shfaq edhe në fushatën për zgjedhjet lokale, kur u angazhua në krah të kandidatëve të mazhorancës, duke sulmuar kandidatët e opozitës në Tiranë.

Emri i Shullazit ka dalë në disa media këto ditë si i lidhur me Bledar Balliun, që u ekzekutua pardje në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›