E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen dy marokenë të dëbuar nga Greqia

Vali Qyrfyci

Klandestinët 

Dy të rinj, shtetas të Marokut, janë ndaluar nga policia kufitare shqiptare në afërsi të fshatit Dajç të Shkodrës dhe pasi iu kërkuan dokumentet rezultuan shtetas me qëndrim të parregullt në territorin shqiptar. F.D., 34 vjeç, dhe M.B., 26 vjeç, me shtetësi marokene, kanë jetuar legalisht në Greqi, përkatësisht njëri 2 vjet dhe tjetri 4 vjet. Dokumentacioni u është grisur nga autoritetet greke dhe pas kësaj janë detyruar të lënë vendin fqinj jugor dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet Kakavijës. Ata janë futur në territorin shqiptar më 18 maj dhe synonin udhëtimin drejt Malit të Zi me destinacionin përfundimtar Francën.

v.q.

Kapen dy marokenë të dëbuar nga Greqia burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›