Aksidenti i Himarës, dalin nga spitali edhe tri vajza
Sipas mjekut Luan Nikollari, një vajzë që merrte shërbimin në Spitalin Ushtarak dhe 2 në Spitalin Amerikan kanë dalë sot nga spitali për të shkuar në familje.
Mësohet se ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë kanë nevojë vetëm për ndjekje ambulatore në shtëpi. Besiana Dani, një nga vajzat, tha se ajo ndjehet mirë dhe e ka të nevojshme që të jetë pranë familjarëve, miqve të saj, të afërmve për të ndjerë ngrohtësinë e tyre. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Florije Peci dhe Eriselda Gubere, të cilat janë dërguar në Austri për ndihmë të specializuar, paraqitet e stabilizuar. Të dy vajzat janë ende në koma, por parametrat e tyre paraqiten stabël.
Dy vajzat u dërguan në Austri rreth 4 ditë më parë për ndihmë të specializuar. Florije Peci, që u operua në shtyllën kurrioze, ka dëmtime në kokë, trup dhe palcën e kurrizit, shembje të gjoksit dhe barkut, ndërsa Eriselda Gubere ka dëmtime të shpretkës, me hemorragji të brendshme, dëmtime të veshkës unike, si dhe të disa vertebrave të zonës së kurrizit. /Start/
2012-05-28 16:28