E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pranga 9 kontrollorëve teknik për korrupsion

Ata akuzohen për veprat penale të ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve”.

Në pranga përfunduan shtetasit  Eugen Gjyzeli, 39-vjeç, banues në Shijak Durrës, me detyrë Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës
- Albert Ruzhdi Saraçi, 24-vjeç, banues në Gosë e Madhe Kavajë,  me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.  

- Lipion Kastriot Goci, 24-vjeç , banues në Krujë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

- Artur Naim Xhepmeta, 28-vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

- Idriz Qazim Hoxha, 20-vjeç, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

- Indrit  Zeqir Dervishi, 41-vjeç, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

- Arben Mark Ndreka, 41-vjeç, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

- Ilir Asqeri Nelaj, 36-vjeç, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

- Enri Qazim Dervishi, 24-vjeç, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pas një hetimi intensiv 4 mujor të strukturave të Drejtorisë së kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit në Durrës.

Gjatë ecurisë së këtij hetimi rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave si dhe plotësimin e dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike.

Bazuar në provat e grumbullua në ngarkim të tyre Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për këta shtetas.

Ndërkohë për shtetasin Bruno Rushdi Shazivari, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Kontrollit në Rrugë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit  Rrugor në Durrës, Gjykata ka vendosur si masë pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Njësisë së Përbashkët Hetimore kundër Krimit Ekonomik e Korrupsionit në Durrës, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. /Start/

                                                                                             2012-05-29 08:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›