Kapen dy të rinjtë e punishtes se minave

Me një arsenal te vërtetë armesh, celularesh e mjetesh te tjera elektronike dy te rinj nga Tirana kane ngritur një minipunishte te minave me telekomande. Endri Ahmetaj dhe Artan Hasani shfrytëzonin një apartament ne ?Rrugën e Elbasanit? për te prodhuar mina qe komandohen ne distance me celular. Policia dyshon se ata janë autoret e një sere atentatesh te këtij lloji ne Tirane dhe disa rrethe te Shqipërisë. Por duket se diçka nuk ka shkuar mire për bashkëpunëtoret pasi 38-vjeçari Hasani është përpjekur muajin e kaluar te vrase Endri Ahmetajn me pistolete. Pas arrestimit përmes operacionit te titulluar celulari, policia është e rezervuar për te dhënat e tjera pasi dyshon se te rinjtë nuk kane vepruar te vetëm. Mbi dy te arrestuarit rendojnë akuzat ?vrasje me dashje? dhe ?trafikim armesh dhe municionesh?. Blutë e Tiranes po përpiqen te zbulojnë krimet e tjera ku mund te jene përfshirë Hasani dhe Ahmetaj.
Shpërndaje