E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në fushatë zgjedhore

Fushata zgjedhore ka qenë në qendër të fjalës se liderit demokrat Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së. Kreu i ekzekutivit ka garantuar për një infrastrukturë zgjedhore të sigurt, edhe pse akuzat e opozitës për vjedhje votash nga mazhoranca janë shkaku i krizës së tejzgjatur politike në vend. Duke shfrytëzuar këtë moment Berisha i ka dërguar një ftesë liderit të opozitës Edi Rama për pjesëmarrje në votimet e 8 majit. Ndërkohë, Berisha ka zbardhur edhe pjesë nga strategjia e fushatës elektorale të demokratëve. Ai u ka bërë thirrje strukturave të partisë të zbresin në bazë për t?u njohur me problemet e qytetarëve në çdo cep të vendit, duke mos braktisur asnjë komunitet. Sipas Berishës, projekti vendimtar i qeverisë do të jetë ?Shqipëria e zhvilluar?.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›