Kapen dy terroristë në Kanada

Policia në Kanada ka arrestuar dy të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist ndaj hekurudhave kanadeze.
Policia Mbretërore e Kanadasë ka thënë të hënën mbrëma se forcat e saj kanë arrestuar Chiheb Esseghaier dhe Raed Jaser të cilët po bënin gati një sulm të mbështetur nga Al Qaeda, kundër kompanisë hekurudhore Via Rail.
Sipas policisë të dyshuarit, nuk kanë paraqit asnjë rrezik për aty për atyshëm për sigurinë e përgjithshme.
Hetimi për këtë komplet terrorist ka qenë pjesë e një operacion të gjerë ndërshtetëror ndërmjet të agjencive kanadeze kundër-terrorizmit, Byrosë Federale të Hetimeve dhe Departamentit Amerikan për Siguri Kombëtare.
Sipas medieve ndërkombëtare, arrestimi i dy terroristëve të dyshuar, nuk kishte lidhje me shpërthimet në Maratonën e Bostonit./Indeksonline/