Kapen grabitesit e 11 kompjuterave

DIBR - Policia e Dibres ka vene ne pranga nje shtetas 20-vjecar i cili ka vjedhur 11 kompjutera per lojera fati. Punonjesit e Komisariatit te Policise Diber pas nje pune te mireorganizuar hetimore e proceduriale kane arritur te dokumentojne vjedhjen e dates 24.03.2011 ku ne oret e vona te nates ne vendin e quajtur Zdojan rrethi Diber jane vjedhur 11 kompjutera per Lojra Interneti ne pronesi te shtetasit A.Kola nga fshati Zdojan komuna Tomin rrethi Diber.
Autor i kesaj ngjarjeje ka rezultuar shtetasi Muharrem Tuka 20 vjec banues ne fshatin Zdojan. Ky person momentalisht ndodhet ne burgun e Burrelit pasi nga ana e gjykates eshte denuar me pare per vjedhje me 2 muaj burg.