E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 23-vjecarit kapet me marijuane

DIBR - Nje operacion i shpejte policor ka cuar ne pranga nje 23-vjecar per transport marijuane si dhe ka filluar procedimi penal dhe ndaj tre personave te tjere per bashkepunim. Keshtu sipas burimeve policore Diber specialistet e sektorit kunder trafiqeve e narkotikeve ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise Diber pas nje pune te mireorganizuar kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit A. Marnoj 23 vjec banues ne lagjen Nr.5 Durres.


Arrestimi i ketij shtetasi u be per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Shtetasit te mesiperm gjate nje kontrolli te ushtruar ne dalje te qytetit te Peshkopise ne vendin e quajtur Dobrove ne automjetin me targa DI 2017 A qe drejtohej nga shtetasi Sokol Rena i eshte gjetur dhe me pas sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje qese farmacie brenda te ciles ndodhej nje material bimor me karakteristikat e lendes narkotike marijuane ne sasine prej 3.60 gr.


Po ne lidhje me kete ngjarje ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire edhe ndaj shtetasve E. Damzi 23 vjec nga Peshkopia B. Deshati 23 vjec nga Peshkopia dhe shtetasit S. Rena 23 vjec po nga qyteti i Peshkopise per Prodhim dhe shitje te narkotikeve pasi keta kane qene ne makine se bashku me shtetasin e arrestuar. Materialet e perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Diber per hetime te metejshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›