E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen hajdutet e bankave Policia forcon masat e sigurise

TIRANE- Kater persona jane arrestuar si autore te grabitjes se filialit te Bankes Kombetare Tregetare e ndodhur me date 17 shkurt 2010 ne Tirane ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Te arrestuarit dyshohen se ne bashkepunim me disa te tjere jane autore dhe te grabitjeve te 4 filialeve te tjera banke te ndodhura brenda harkut kohor gusht 2008- korrik 2010.
ARRESTIMET
Rezultatet e operacionit te koduar Ombrella u prezantuan sot ne nje konference per shtyp nga vete drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj. Te arrestuarit jane 4 te rinj nga mosha 20- 24 vjec.
Grabitja me e fundit e tyre qe sipas policise dyshohet se ato jane autore eshte vjedhja e filialit te NBG Bank ne rrugen dytesore te autostrades Tirane ndash Durres te ndodhur me 2 korrik 2010.
Te arrestuarit jane Fatjon Sami Deliu 24 vjec lindur e banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes Markeljano Izmir Nuro 20 vjec lindur e banuse ne Tirane i pa denuar me pare Gerald Sefer Gordi 20 vjec lindur e banues ne Tirane i padenuar Ervis Dilaver Domi 22 vjec lindur e banues ne Tirane i padenuar me pare
Si dhe eshte shpallur ne kerkim policor shtetasi Admir Zyko i dyshuar si bashkeautor ne kete vjedhje me arme.

JA FILIALET E BANKAVE TE GRABITURA
Operacioni eshte finalizimi i nje hetimi 9 mujor te kryer nga Seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme ne Policine e Tiranes hetim i kryer nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane me perdorimin e gjere te metodave speciale te hetimit.
Nga hetimi rezulton e provuar se keta shtetas jane autor te vjedhjes me arme te filialit te Bankes Kombetare Tregetare e ndodhur me date 17 shkurt 2010 ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane.
Po keshtu keta shtetas jane te dyshuar dhe po zhvillihen hetime intesive per perfshirjen e tyre ne bashkepunim edhe me persona te tjere ne vjedhjet e bankave si me poshte
- Vjedhjet e filialit NBG banke ndodhur me date 01.08.2008 ne autosdraden Tirane ndash Durres
- Vjedhjen e filialit te Raiffaisen Bank ndodhur me 26.12.2008 ne rrugen Vangjel Noti ne Laprake
- Vjedhjen e Tirana ndash Bank e ndodhur me date 06.05.2010 ne rrugen dytesore ne krah te autostrades Tirane ndash Durres
- Vjedhjen e filialit te NBG Bank ndodhur me 02.07.2010 ne rrugen dytesore te autostrades Tirane ndash Durres

Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan dy automjete te perdorura nga autoret ne kete vjedhje me arme fatura bankare te depozimit te parave veshje te perdorura gjate ngjarjes aparate celulare etj.
Ne konferencen per shtyp Vocaj konfirmoi se Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane ne bashkepunim me Shoqerite e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike kane marre masa te posacme per rritjen e masave te sigurise ne Bankat e Nivelit te dyte per mbarevajtjen e zhvillimit normal te aktivitetit te bankar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›