E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Kosove Exit Poll-et nxjerrin fitues PDK-ne e ndjekur nga LDK dhe Vetevendosja

12-12-2010 / Gazeta 55

- Mbyllet procesi i votimit Kosova mendon per koalicionin e ri qeverises


- Serbet injorojne Beogradin bojkoti i zgjedhjeve vetem i pjesshem


- Kryetari i PDK-se Hashim Thaci Sot Kosova voton per te ardhmen europiane


- Kreu i LDK-se Isa Mustafa Zgjedhjet test per demokracine dhe stabilitetin e ardhshem qeverises


- Perfaqesueset e BE-se Doris Pack dhe Ulrike Lunacek Brukseli kerkon zgjedhje te lira dhe korrekte


Sipas parashikimeve te Institutit humanistik Gani Bob-i zgjedhjet i ka fituar PDK-ja e Hashim Thacit e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Vetevendosja e cila parashikohet te arrije nje rezultat surprize pasi sipas anketave te exit poll-eve renditet e treta me 16. Me tej lista vazhdon me AAK 12.5 AKR 6.5 FER-i 4.5 dhe LDD 2.5. Ndersa per partite e tjera parashikimi jep qe te kene marre 2. Sipas Shkelzen Maliqit i cili prezantoi rezultatet e Exit Poll ne hotelin Grand ne Prishtine me shume se 2000 veta e kishin deklaruar voten e tyre ndersa qe jane anketuar shume me teper qytetare ne te gjithe Kosoven. Margjina e gabimit si zakonisht ne prezantimin e hulumtimeve te ketilla thuhet se eshte 2-3. Dhe duke pasur parasysh kete margjine gabimi e cila eshte me e ndjeshme tek partite e vogla atehere per partine FER e cila ka fituar vetem 4.5 per qind sipas Maliqit mund ta kaloje pragun zgjedhor prej 5. Instituti i Gani Bob-it ka anketuar 2200 votues.


Mbyllet procesi i votimit Kosova mendon per koalicionin e ri qeverises


Mbyllen qendrat e votimit ne Kosove ku sot u votua ne zgjedhjet e jashtezakonshme per parlamentin e ri. Procesi u hap ne oren shtate te mengjesit dhe ne oren 19 00 u mbyll zyrtarisht ne 746 qendra dhe 2280 vendvotimeve ne te gjithe Kosove. Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te gjitha qendrat jane mbyllur dhe pas ores 1900 kane mundur te votojne vetem qytetaret te cilet kane qene brenda objektit te qendres.



Kreu i LDK-se Isa Mustafa Zgjedhjet test per demokracine dhe qeverisjen e ardhshme


Kryetari i LDK-se Isa Mustafa i vleresoi si shume te rendesishme per demokracine zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare qe po zhvillohen sot ne Kosove. Pasi hodhi voten ne qendren e votimit ne shkollen fillore Emin Duraku Mustafa tha se dita e sotme eshte shume e rendesishme per Kosoven per zhvillmin e demokracise dhe qeverisjes ne Kosove. Kreu i LDK-se tha se beson ne sovranin e qytetarit qe do te zgjedhe me se miri ate qe ai konsideron se eshte qeverisja me e drejte dhe parlamenti me i drejte ne te ardhmen. Mustafa uroi qe zgjedhjet te jene te suksesshme dhe se beson se te gjithe do te jene te kenaqur me rezultatet e ketyre zgjedhjeve ne te ardhmen.


Kryetari i PDK-se Hashim Thaci Sot Kosova voton per te ardhmen europiane


Ish-Kryeministri i Kosoves dhe Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci votoi ne vendvotimin ne shkollen fillore Faik Konica ne Prishtine ne oren 1000. Ai tha per mediat se sot Kosova voton per te ardhmen europiane. Keto zgjedhje te rendesishme qe po zhvillohen ne Kosoven sovrane dhe te pavarur do te percaktojne fatin e Kosoves europiane per liberalizmin e vizave per Kosoven qe te behet pjese e NATO-s per rritjen e mireqenies sociale konsolidimin e shtetit dhe per nje te ardhme me te sigurt deklaroi Thaci. Ai ftoi te gjithe qytetaret per votim per nje te ardhme europiane te vendit.


Perfaqesuesit e BE Doris Pack dhe Ulrike Lunacek Brukseli kerkon zgjedhje te lira dhe korrekte


Eurodeputetet Doris Pack dhe Ulrike Lunacek po zhvillojne nje takim me anetaret e Komisionit Qendror Zgjedhor. Ato jane pjese e misionit vezhgues te zgjedhjeve te Parlamentit Evropian. Nje dite me pare Doris Pack permes nje deklarate per media ka thene se Bashkimi Evropian kerkon nga Kosova qe te siguroje se zgjedhjet e para pas pavaresise do te jene te lira dhe korrekte. Kerkojme nga te gjitha partite politike qe te sigurojne nje proces te lire dhe korrekt zgjedhor ne te cilin secila vote numerohet- ka thene kryetarja e misionit vezhgues te Parlamentit Evropian Doris Pack.


Perfaqesuesi i serbeve Dimic Votojme se bashku me shqiptaret per te ardhmen e Kosoves


Perfaqesuesi i Komunitetit serb ne Kosove Radomir Dimic kreu i partise Partia lsquoIniciative qytetare krahu i popullit theksoi se serbet ne Kosove po marrin pjese ne zgjedhje me nje qellim kryesor te ndertojne shtetin e Kosoves se bashku me shqiptaret dhe komunitetet e tjera. Dimic theksoi se dita e sotme eshte nje dite e madhe per zhvillimin demokratik te Kosoves. Sipas Dimic serbet e Kosoves kane dhene nje kontribut te madh ne normalizimin e marredhenieve mes Beogradit dhe Prishtines. Perfaqesuesi serb ne Kosove u shpreh se ekziston nje problem aktual ne Kosove kryesisht ne Mitrovicen veriore. Sipas tij kjo pjese e vendit mbahet peng nga kriminele dhe jo nga Serbia dhe sot atje nuk po votohet per kete qellim. Veriu i Mitrovices eshte nje pike shume problematike dhe per Kosoven dhe Serbine. Ajo pjese e vendit nuk po arrin te integrohet dhe kjo pasi jane kriminelet pergjegjesit e bojkotit te votimit ne veri te Mitrovices. Dimic theksoi se Serbia nuk ka dhene urdher qe serbet e Kosoves mos te dalin ne votime. Beogradi nuk ka dhene asnje njoftim qe duhet te dalim apo jo ne zgjedhje- vuri ne dukje ai.


Mediat nderkombetare Zgjedhjet thelbesore per Kosoven Shtypi nderkombetar i cileson zgjedhjet parlamentare ne Kosove si thelbesore per te ardhmen e shtetit me te ri. CNN Euronews BBC AlJazzera dhe nje sere gazetash te tjera nderkombetare i cilesojne zgjedhjet si nje hap te rendesishem per integrimin e Kosoves ne Bashkimin Europian. BBC dhe Euronews citojne ish kryeministrin Hashim Thaci i cili garanton se keto zgjedhje kyce per te ardhmen euroatlantike te vendit do te permbushin standartet dhe do te jene te lira e demokratike. CNN ve theksin pikerisht tek Bashkimi Europian dhe NATO qe sipas rrjetit amerikan do te vezhgojne me kujdes aftesine e Kosoves jo vetem per te organizuar zgjedhje te lira por edhe seriozitetin per tu anetaresuar ne organizata nderkombetare. Shtypi i huaj thekson gjithashtu tensioned ne rritje mes shqiptareve dhe minoritetit serb ndasite mes te cileve duhet te sheshohen ne keto zgjedhje duke mundesuar keshtu nisjen e negociatave Prishtine-Beograd per ceshtje teknike ne interesin e te dy paleve. Nje tjeter pike kyce e ketyre zgjedhjeve eshte se rezultati i tyre do te jete nje shtyse pozitive per vazhdimesine e njohjeve te Kosoves nga vendet e tjera qe refuzojne ta pranojne ate.


Zgjedhjet


Doreheqja e Sejdiut nga posti i presidentit nen presion nxiti LDK-ne te terheqe ministrat e saj nga qeveria duke shkaktuar renien e saj ne nje moment krejt te papritur. Per kete arsye Kosova e mbetur pa nje qeveri u detyrua te zhvillonte zgjedhje te jashtezakonshme per te zevendesuar lideret e saj dhe duke provuar para nderkombetareve se eshte e afte te veteqeveriset. Rreth 1 milion e 600 mije qytetare ne Kosove me te drejte vote pritet te hedhin voten e nder ta jane edhe mbi 73 mije votues te rinj. Pas dhjete ditesh fushate te ngjeshur me kritika e akuza dhe shpalosje te programeve partiake 29 subjekte politike nga te cilat 8 te pakices serbe hyne dje ne heshtjen zgjedhore qe do te zgjase deri ne mbylljen e vendvotimeve me 12 dhjetor ne ora 19.00. Zyrtare te KQZ-se thone se jane kryer te gjitha pergatitjet per diten e zgjedhjeve perfshire edhe pranimin e materialit zgjedhor. Sot ne te gjithe Kosoven pritet te hapen 746 qendra votimi me 2280 vendvotime ne mesin e te cilave edhe 14 qendra te votimit ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe. KQZ-ja thote se per veriun ka planifikuar dy lloje te operacioneve perfshire edhe ate te vendvotimeve te levizshme ne rast te moslejimit te hapjes se qendrave zyrtare. Perfaqesuesit e serbeve te veriut jane shprehur kategorikisht kunder pjesemarrjes se komunitetit te tyre ne zgjedhjet parlamentare por megjithate zyrtaret kosovare dhe ata nderkombetare mbeten optimiste. Sipas sondazheve partite ne avantazh jane PDK e Hashim Thacit Lidhja Demokratike e Kosoves LDK e kryetarit te Prishtines Isa Mustafa dhe levizja nacionaliste Vetevendosja e Albin Kurtit. Rreth 6000 forca te policise se Kosoves jane angazhuar per te garantuar nje proces te qete zgjedhor Nga ana tjeter jane mbi 32 mije vezhgues qe do te kujdesen per monitorimin e zgjedhjeve te sotme. Prej tyre mbi 26 mije u perkasin partive politike 493 organizatave nderkombetare 351 ambasadave si dhe mbi 5 mije vezhgues nga organizatat joqeveritare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›