E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 18 kg hashash, pranga dy personave

Policia arrestoi nje 32 vjecar dhe nje 40 vjecar. Arrestimi i tyre u krye, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën nga policia me 4 qese qe perdoren per mbeturina, te mbushura me lende narkotike te llojit, kanabis sativa 

PESHKOPI-Rreth 18 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është gjetur nga policia e Dibrës në lagjen Kamen te qytetit te Peshkopise. Në pranga janë vënë dy persona Fatmir Hidri 40 vjec dhe Shpendi Hidri , 32 vjec të dy banues në të njëjtën lagje.
Arrestimi i tyre u krye, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm ne lagjen Kamen Peshkopi, u kapën nga policia me 4 qese qe perdoren per mbeturina, te mbushura me lende narkotike te llojit, kanabis sativa, te cilat po i transportonin ne drejtim te stacionit te furgonave te Tiranes. Pas kontrolleve në banesat e personave u gjet edhe një sasi tjetër prej 814 gr hashash në banesen e Fatmir Hidrit. Policia e Dibrës njofton se vazhdon puna per identifikimin e autoreve te tjere te mundshem te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›