E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i ftohtë gjatë javës, të enjten deri -6 gradë

Nëse temperaturat për 2 ditët e ardhshme do të jenë të pandryshueshme, gjatë së enjtes ato do të pësojnë sërish rënie, duke shkuar deri në minus 6 grandë celsius. Nata e së martës, e duke vijuar gjatë së mërkurës dhe së enjtes moti do shoqërohet me reshje shiu 

TIRANE- Moti i ftohte dhe me shi do të mbizotërojë për gjatë gjithë javës, ndërkohë që të enjten pritet që temperaturat të bien deri në -6 gradë. Edhe gjatë ditës së sotme temperaturat në vendin tonë do të pësojnë rënie, duke arritur deri në -3 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë deri në 7 gradë celsius. Sipas të dhënave të ofruara nga “Accuëeather”, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa gjatë natës pavarësisht temperaturave të ulëta, qielli i Shqipërisë do të “pushtohet” nga retë.

Gjatë ditës së nesërme, vendi ynë do të ketë vranësira të qëndrueshme, ku temperatura minimale do të jetë deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimale nuk do t’i kalojë 7 gradë celsius. Nata e së martës, e duke vijuar gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte moti do të shoqërohet me reshje shiu.

Nëse temperaturat për dy ditë do të jenë të pandryshueshme, gjatë së enjtes ato do të pësojnë sërish rënie, duke shkuar deri në minus 6 grandë celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, ku nuk do të kalojë përgjatë këtyre ditëve të 12 metrave për sekondë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›