Ura e amortizuar e Matit vë cdo dite në rrezik banorët
Amortizimi i pjesëve që mbajnë urën 80 vjecare të Matit vë cdo ditë në rrezik jetën e banorëve të zonës. Nderkohe ajo eshte e vetmja pike lidhese për transportin e mallrave per eksport. Alarmi vjen nga shefi i qarkullimit rrugor të Matit
MAT-Policia e qarkullimit rrugor në rrethin e Matit jep alarmin për rrezikun që u kanoset mjeteve që kalojnë në Urën e Matit. Ura e Matit, me një moshe 80 vjecare sot po rrezikon jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve të tyre që kalojnë mbi të. Shefi i qarkullimit rrugor të Matit, Zeqo Kolgjini jep alarmin në News 24, për rrezikun që mund të sjellë ura e cila me kalimin e mjeteve të renda mbi të po shton cdo ditë e më shumë rrezikun e një tragjedie të mundshme.
Kapaciteti maksimal i urës është 24 ton, e parashikuar kjo nga projektuesi italian i saj rreth 80 vite më parë. Struktura prej betoni dhe hekuri nuk garanton kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Por, drejtuesit e mjeteve duke mos patur një kalim tjetër zgjedhin këtë urë duke hedhur poshtë cdo paraljmërim për mjetet mbi 24 ton. Mbi urë kalojnë edhe mjete që arrijnë deri në 80 ton të ngarkuara me mineral kromi e mallra të ndryshëm pa e respektuar tabelën.
(d.b/News24/BalkanWeb)