Kapen me arme pa leje arrestohen dy te rinj
Dy te rinj nga qyteti i Shkodres jane kapur me arme pa leje dhe jane vene ne prangat e policise diten e djeshme. Sipas policise te arrestuarit jane Gjon Binaku 20 vjec banues ne fshatin Berishe te rrethit te Pukes. 20-vjecari u arrestua ne Vaun e Dejes pasi levizte me nje arme zjarri pistolete e tipit TT te cilen e mbante me vete pa leje. Nderkaq nje tjeter i ri i moshes 21-vjecare u arrestua. Sipas policise u arrestua Anton Narkaj banues ne fshatin Bratosh komuna Kastrat rrethi Malesi e Madhe. Arrestimi i tij u be pasi ky shtetas ne vendin e quajtur Bajze komuna Kastrat eshte kapur ne flagrance me nje arme te ftohte thike ne brez e cila ishte e futur brenda nje kellefi. Pas ekzaminimeve kriminalistike ajo u kategorizua si arme e ftohte. Ndaj dy te rinjve nisen hetimet per vepren penale Armembajtje pa leje.