E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen bobinat e transformatoreve per skrap arrestohen 4 persona

Nje grup hajdutesh te bobinave te transformatoreve ne kryeqytet kane rene ne prangat e efektiveve te policise se Komisariatit nr. 6 mbremjen e se merkures. Kater persona u arrestuan pasi jane kapur ne flagrance me 5 bobina bakri transformatoresh te cilat ishin vjedhur per skrap. Policia ben me dije se te arrestuarit jane Novruz Demiri 43 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje Genti Dervishi 46 vjec banues ne Yzberisht Tirane i denuar me pare per vjedhje Mondi Zeqiri 28 vjec banues ne rrugen e Qelqit ne Kombinat i denuar me pare per vjedhje Ajet Pashollari 32 vjec banues ne Yzberisht banese private me arsim 8 klase i denuar me pare per tentative vrasje armembajtje pa leje dhe kundershtim ndaj punonjesve te policise. Arrestimi i tyre u be ne rrugen Unaze e Re ne Tirane ku jane kapur ne flagrance nga agjentet e policise teksa qarkullonin me automjetin tip Benz me targa TR 1449 E ne pronesi te shtetasit Novruz Demiri. Gjate kontrollit te ushtruar ne bagazhin e mjetit u gjeten 5 bobina bakri transformatoresh te cilat ishin vjedhur per skrap. Po ashtu ne fshatin Peze e Vogel te arrestuarit kane vjedhur ne nje banese disa kambaleta elektricisti dhe varre. Policia ben me dije se nga kontrolli i ushtruar ne banesen e ketyre shtetasve jane gjetur sasi bakri te bobinave tela bakri pompa uji tela elektrike te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Nga puna e bere rezulton se keta shtetas jane autore te vjedhjeve te ndryshme ne zona te ndryshme. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vjedhjes e realizuar ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›