E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfitoi ilegalisht 37 mln dollare vihet ne pranga biznesmeni Vaid Tarja

Biznesmeni 29-vjecar u arrestua ne kuader te operacionit CLEAN pasi akuzohet per veprat penale te Shperdorimit te kompetencave Fshehjes se te ardhurave Mospagimit te taksave dhe tatimeve .

Nje biznesmen nga qyteti i Elbasanit ka rene ne prangat e policise diten e djeshme pasi akuzohet per pastrim parash. Policia ben me dije se biznesmeni Vaid Tarja 29 vjec u arrestua gjate operacionit te koduar CLEAN pasi ai akuzohet per veprat penale te Shperdorimit te kompetencave Fshehjes se te ardhurave Mospagimit te taksave dhe tatimeve. Tarja dyshohet se ka perfituar ne menyre te paligjshme nje shume te konsiderueshme prej 3.705.555 dollaresh te cilen ka tentuar ta investoje ne biznese te ligjshme duke konsumuar keshtu dhe vepren penale te Pastrimit te produkteve te vepres penale. Biznesmeni 29-vjecar Vaid Tarja banues ne Tirane eshte pronar i shoqerive UampE Managemant Alba-Clean dhe Silvio.

Hetimi

Arrestimi i biznesmenit Tarja u be i mundur pas nje hetimi prej rreth nje viti me perdorim dhe te metodave speciale te hetimit te zhvilluar nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjate ushtrimit te veprimtarise se shoqerise UampE Managemant sh.p.k. ne shtator te vitit 2010 eshte realizuar nje shitje ne nje vlere prej 3.705.555 dollaresh shitje kjo e padeklaruar ne organet tatimore.

Gjate kryerjes se veprimeve hetimore rezultoi se fshehja e shitjes ka qene e qellimshme per mosdeklarimin e te ardhurave duke iu shmangur keshtu dhe detyrimeve tatimore.

Shuma prej 3.705.555 dollaresh rezultoi qe te jete terhequr nga shtetasi Vaid Tarja nga llogarite bankare te shoqerise UampE Managemant sh.p.k duke qene dhe ne detyren e administratorit te kesaj shoqerie. Te gjithe kete shume te perfituar ne menyre te paligjshme sipas policise biznesmeni ka tentuar te investoje ne biznese te ligjshme duke krijuar dhe shoqeri te ndryshme. Ne perfundim te hetimeve te kryera materialet ne ngarkim te shtetasit Vaid Tarja i kane kaluar Gjykates se rrethit Gjyqesor Elbasan e cila bazuar ne materialet e grumbulluara ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg ndaj ketij shtetasi per veprat penale te sipercituara parashikuar nga nenet 164 180 181 dhe 287 te Kodit Penal. Menjehere me marrjen e ketij vendimi strukturat e Policise se Shtetit bene te mundur ekzekutimin e mases se vendosur duke kryer arrestimin e shtetasit Vaid Tarja. Operacioni per arrestimin e ketij shtetasi u krye diten e djeshme ne kryeqytet Drejtoria kunder Krimit Financiar Drejtoria e Operacioneve Speciale ne Policine e Shtetit dhe forcat e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Nderkohe Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine vazhdojne hetimet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete veprimtari te paligjshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›