E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me pushke ne bagazh te makines

TIRANE - Dy te rinj jane shoqeruar ne Komisariatin numer 2, te kryeqytetit, pasi u eshte gjetur nje arme "Pushke 20", ne makine. Ngjarja ka ndodhur duke gdhire dita e djeshme, kur te rinjte qe sipas policise, jane 24 dhe 26 vjec, duke mos bere te ditur emrat, ishin duke u udhetuar me makine. Kane qene patrullat e pergjithshme te komisariatit numer 2, qe kane bere ndalimin e makines ne Tirane te re. Pas kesaj ne makine dhe per dy te rinjte eshte ushtruar nje kontroll. Gjate kontrollit ne makine u eshte gjetur dhe arma, te cilen e mbanin pa leje. Menjehere ata jane shoqeruar per ne komisariat, ku jane marre ne pyetje nga oficeret e policise. Te rinjte gjate deklarimeve te tyre, kane thene ne polici, se nuk dinin gje per armen pasi makina ishte e tjeter kujt, e jo e tyre. Ata e kishin marre per nje xhiro, makine, qe sipas policise, ishte e llojit "Mercedez Benz". Burimet policore kane bere te ditur se, automjeti eshte ndaluar nga patrullat pasi kishte te ngritur volumin e kasetofonit dhe po shkaktonte zhurme. Me pas jane ushtruar kontrollet qe kane gjetur dhe armen e fshehur, ne bagazh. "Pushka 20", kishte pasur dhe fisheke ne karikator. Arma pasi eshte derguar ne Komisariat dhe eshte regjistruar, eshte derguar ne Institutin e Kriminalistikes, ku do i nenshtrohet analizave. Keto te fundit do te sqarojne nese arma e gjetur ne makine, eshte perdorur ne ndonje ngjarje, apo jo. Nderkaq qe dy te rinjte jane mbajtur ne qeli nen akuzen e "armembajtjes pa leje", nderkohe qe eshte ne kerkim pronari i makines me te cilen po udhetonin te rinjte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›