Rama: Interesat te mos lidhen me ngjyrat e partive
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vazhduar dialogun e tij me Shqiperine ne Fushe-Bulqize dhe Gur i Bardhe, ku biseduar mbi domosdoshmerine e bashkimit te te gjithe shqiptareve qe kane hall te perbashket, papunesine, pamundesite ekonomike, mungesen prodhimit bujqesor apo nje arsimim jo te denje. Ai ka theksuar fort kapercimin e mureve te paragjykimeve, te cilat i kane ndare shqiptaret ne te majte e ne te djathte. "Per sa kohe do ta lini fatin tuaj ne doren e 5 gjelave ne Tirane, mos prisni te bej veze ndonje pule ketu. Prandaj ju them, lerini flamuret e partive, se nuk ia keni pare dhe nuk do t'ua shihni ndonjehere hajrin. Lerini flamuret e partive, lerini dasite, jo ne socialistet, jo ju demokratet. Merruni te gjithe se bashku, me detyren qe kemi, t'ju krijojme ketyre femijeve kushte me te mira, t'ju krijojme mundesine te rriten normalisht, qe neser te mos jete te detyruar te marrin arratine", deklaroi kreu socialist i shoqeruar nga perkrahesit e tij.