E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste reagon pas arrestimit te kreut se AEY

Brace: Hetim te ri per trafikun e armeve pas arrestimit te Diverollit

Vetem pak dite nga arrestimi i kreut te kompanise AEY, Efraim Diverolli, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Partia Socialiste e ka konsideruar heshtjen e mbajtur nga qeveria si te perfshire ne kete skandal. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nenkryetari i grupit parlamentar, Erjon Brace, ka akuzuar ekzekutivin se po hesht per kete ngjarje pasi eshte e perfshire ne skandal, per kete ai kerkuar qe sa me shpejt te hapet nje hetim per zbardhjen e plote te trafik. Po keshtu ne kerkesat e tij ne lidhje me kete ceshtje, nenkryetari i grupit parlamentar ka theksuar se edhe Kryeministri Berisha nuk duhet ta largoje veten nga kjo ceshtje. Sipas tij, nga faktet e paraqitura nga prokuroret amerikane, del ne drite te diellit, implikimi i qeverise se Sali Berishes ne nje bande kriminale qe ka komplotuar kunder SHBA me qellimin e ulet te perfitimit te pasurimit te tyre, duke nenvizuar se, mjafton te permendet aktakuza e trete ku thuhet se te pandehurit kerkonin te pasuronin veten dhe te degezonin perfitimet. Kerkesa e perseritur nga ana e Partise Socialiste per nje zbardhjen e plote te trafikut te armeve nga organet kompetente, ka sjelle edhe kerkesen tjeter te tyre per nje procedim te ri penal te paanshem ne lidhje me kete ceshtje. "Partia Socialiste kerkon nga organet kompetente zbardhjen e plote te trafikut te armeve. Ka ardhur momenti qe ne te kerkojme me force nga prokuroria qe te zhvilloje nje procedim te ri penal, hetime te plota te gjithanshme, gjitheperfshirese, te papenguara nga statusi politik i personave me status politik te perfshire ne krim, dhe qe hedh drite per nje tjeter afere kriminale ku eshte perfshire qeveria e Sali Berishes dhe qe ndodhet pertej krimit tjeter te Gerdecit", ka deklaruar Brace.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›