E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen ne Kapshtice 2.5 kile droge dyshohet kokaine

Policia arreston transportuesin me 1 kg kokaine te fshehur ne bark ndersa ne banese i kapet 1.5 kile e dyshuar si droge


Korce- Kapet 1 kg kokaine ne autobuzin e linjes Korce- Selanik arrestohet poseduesi ndersa ne banese policia i gjen edhe 1.5 kg lende te dyshuar si narkotike llojin e se ciles policia ende nuk e ka percaktuar dhe pritet te niset per ekspertim ne laboratorin kriminalistik.


Kokaina u kap dje pasdite gjate nje kontrolli te organizuar nga oficeret e Antidroges se Policise se Korces ne bashkepunim me efektive te Drejtorise se Kufirit dhe te pikes se kalimit kufitar te Kapshtices.


Lajmi u be i ditur nga burime zyrtare te Policise se Korces. Gentian Rushani 34 vjec banues ne qytetin e Korces u ndalua gjate nje kontrolli te kryer ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ndersa ishte duke udhetuar ne drejtim te Greqise. Burimet e policise thane se droga e mbeshtjelle ne qese ishte fshehur ne trup nga i arrestuari.


Mesohet se lenda narkotike ishte futur ne pjesen e perparme te barkut ndersa qeses qe e kishte mbeshtjelle i ishte dhene nje forme e tille qe te mos binte ne sy. Me pare blute kishin marre informacione se ne autobuzin e linjes Korce- Selanik pritej te nisej nje ngarkese malli qe sipas te dhenave dyshohej te ishte droge.


Ne informacion nuk kishte te cilesuar se cfare lloj lende narkotike pritej te transportohej. Gjate kontrollit fizik transportuesi i lendes narkotike nuk ka kundershtuar policine ndersa menjehere pasi i eshte gjetur malli atij i jane vene prangat dhe eshte nisur ne drejtim te qytetit te Korces. Hetuesit e Antidroges aty i kane komunikuar akuzen e trafikimit te lendeve narkotike ndersa i eshte komunikuar arrestimi ne flagrance.


Pas kapjes se kokaines ne autobuz nje grup i policise se Korces mberriti ne banesen e Rushanit ne kete qytet ku ai banonte bashke me te vellain dhe familjen e tij. Edhe gjate kontrollit te baneses policia gjeti nje sasi lende pluhuri te bardhe afersisht 1.5 kile.


Ndersa per rastin e pare policia ka konfirmuar se lenda narkotike ishte kokaine per rastin e dyte ekspertet jane rezervuar te shprehen duke dyshuar se ajo mund te ishte kokaine e perzier apo lende tjeter qe mund te perdorej per perzierje te droges.


Gjate marrjes se tij ne pytetje Rushani ka pranuar vetem faktin se drogen do e dergonte ne Greqi ne Selanik por pa treguar destinacionin. Nga pyetja e te afermeve te tjere te Gentian Rushanit policia ka konstatuar se ata nuk ishin ne dijeni te droges qe mbante ne banese i afermi i tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›