E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 4 policeve Dajti debat me koleget e viktimave

Dajti debatoi me deshmitarin duke pretenduar se policet ne operacion nuk kishin shenja dalluese te Policise se Shtetit


TIRAN- Dritan Dajti i akuzuar per vrasjen e kater agjenteve te policise mesditen e 7 gushtit 2009 u perball dje per here te pare me oficeret e policise qe moren pjese ne operacionin per arrestimin e tij ne zonen e plazhit te qytetit bregdetar te Durresit.


I pari nga oficeret qe doli para trupes gjyqesore te Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet me cilesine e deshmitarit te akuzes ishte agjenti P.L. qe rrefeu ngjarjen e asaj dite kur i pandehuri Dajti ekzekutoi kater efektivet e policise dhe mikun e kunatit te tij Ledion Mara.


Seanca gjyqesore per pyetjen e deshmitareve te pare te akuzes qe moren pjese ne operacionin per arrestimin e 39- vjecarit u zhvillua me dyer te mbyllura pa pranine e medias dhe familjareve te te pandehurve.


Sipas burimeve zyrtare prane togave te zeza mesohet se ne seancen e djeshme gjyqesore u paraqiten tete agjentet e policise qe moren pjese ne operacionin e arrestimit te Dajtit por para gjykates deshmoi vetem agjenti P.L. pasi Dajti u largua nga salla e gjyqit per arsye shendetesore.


Deshmia


Kishim marre informacione per levizjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti. Pas ketyre informacioneve eproret vendosen qe mbi bazen e operacionit te mirorganizuar kryem ndjekjen dhe vezhgimin e tij.


Diten e ngjarjes vendosem te nderhyjme per ta arrestuar. Ndoqem nga Tirana automjetin ne te cilen dyshonim se ne te ndodhej Dritan Dajti. Ne zonen e plazhit te Durresit vendosem ta rrethojme zonen per ta arrestuar- deklaroi ne rrefimin e tij deshmitari P.L. Ai tregoi edhe menyren e vendosjes se veturave dhe vendosjen e agjenteve qe kishin rrethuar zonen.


Ishim bindur se ne makinen tip Tuareg ndodhej Dritan Dajti dhe aty u afrua i pari Festim Xhani nga krahu i shoferit dhe ka hapur deren duke lajmeruar Jemi policia duhet te dorezohesh. Nga brenda u qellua menjehere dhe Xhani ra ne toke ne krahun tjeter te makines perballe meje ishte Sajmir Duckollari. Edhe ai u qellua nga brenda makines.


Ne nje moment u ula per tiu shmangur te shtenave ndersa ne ne krahun tim te djathte ne ate zone u rrezua Altin Dizdari pasi ishte qelluar. Menjehere u shtriva duke terhequr Dizdarin dhe e futa ne nje makine qe u nis menjehere per ne spital.


Te shtenat vazhdonin ndersa pashe qe ishte qelluar edhe Sajmir Duckollari dhe terhoqa edhe trupin e tij dhe e futa ne makinen ku isha une dhe u nisa me shpejtesi per ne spital. Me pas nuk e di cfare ka ndodhur- deklaroi deshmitari P.L ne seancen e zhvilluar me dyer te mbyllura. I pyetur nga Dajti dhe avokatja e tij se A kishin te veshur uniforme- deshmitari i u pergjigj Po. Kishim jelek me mbishkrimin POLICIA dhe kapele po me mbishkrimin POLICIA.


Vete Dajti e kundershtoi kete duke e cilesuar genjeshter e plote kete deshmi pasi sipas tij agjentet ishin civile dhe nuk kishin ndonje mbishkrim qe identifikoheshin si punonjes policie.


Pas deshmise se oficerit Dajti braktis seancen


Tre ore pas pyetjes se deshmitarit P.L. dhe ne kohen kur ne sallen e gjyqit pritej te paraqitet deshmitari tjeter i akuzes 39- vjecari Dajti u largua nga salle gjyqit duke u shprehur se nuk ishte mire me shendet. Nuk jam mire.


Kam nevoje te largohem nga salla e gjyqit. Me duhet nje mjek per te marre mjekimet-mesohet te kete thene Dajti dhe u largua nga kafazi i hekurt qe ndodhej ne sallen e gjyqit nr. 1 te Gjykates per Krime te Renda. Sipas ketyre burimeve mesohet se deshmitari P.L. ka treguar me hollesi te gjithe organizimin per operacionin e arrestimit te Dajtit vezhgimin e tij ndjekjen ne rruge rrethimin e tij dhe fillimin e te shtenave deri te largimi nga vendi i ngjarjes se dy te vrareve Sajmir Duckollari dhe Altin Dizdari.


Gjithashtu deshmitari hodhi poshte pretendimet e Dajtit se agjentet nuk kishin te veshur rroba qe identifikoheshin si punonjes policie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›