E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonete e nentorit ende pezull

Shoqata e transportit urban dhe Bashkia japin versione te ndryshme te zgjidhjes se problemit te aboneve


Ibrahimi Nuk rame dakord. Bashkia Po permbushim detyrimet tona


Nuk dihet ende nese qytetaret e Tiranes do te mund te udhetojne me abone apo jo per muajin nentor. Situata mes pushtetit vendor dhe perfaqesuesve te transportit urban mbetet e paqarte me gjithe perpjekjet qe jane bere nga te dyja palet per te zgjidhur problemin.


Kreu i shoqates Ferdinand Ibrahimi eshte takuar dje me nenkryetaren e Bashkise Albana Dhimitri por te dyja palet kane dale nga kjo mbledhje me perfundime te ndryshme. Per kreun e shoqates se transportit urban Ibrahimi kjo mbledhje nuk ka arritur ne asnje perfundim.


Duke refuzuar nje interviste me gazeten ai la te kuptohej se bashkia nuk ka qene dakord me asnje nga kerkesat e parashtruara nga operatoret urban. Madje ai kercenon se shoqata qe ai drejton nuk do te terhiqet nga vendimi per mosnjohjen e aboneve dhe kartave te tjera te pajtimit mujor. Ndersa per bashkine e Tiranes takimi ka pasur nje tjeter perfundim.


Konflikti


Si pasoje e ketyre perplasjeve institucionale duke filluar qe nga dita e hene rreth 10 mije kryeqytetas nuk do te blejne abonene e pajtimit mujor.

Problemet mes operatoreve te transportit urban dhe bashkise nisen pak dite me pare kur kreu i shoqates Ferdinand Ibrahimi deklaroi se autobuset urbane nuk do te lejonin udhetimin me abone per muajin nentor nese nuk do te plotesoheshin kerkesat qe kjo shoqate i kishte paraqitur Bashkise se Tiranes dhe Ministrise se Financave.


Ku ministrise i kerkohej rimbursimi i tarifes se sherbimit per te gjitha kategorite qe me ligj perfitojne sherbim falas si dhe pershkallezimin e TVSH-se per tarifen e sherbimit per biletat njeperdorimshme. Ndersa nga bashkia pretendohej nje numer me i madh korsishe te dedikuara si dhe lehtesimi i sistemit te taksave.


Ne njoftimin zyrtar per shtyp te bashkise te shperndare pas takimit me Ibrahimin thuhet se Bashkia e Tiranes dhe operatoret e transportit publik kane filluar nje projekt te madh te permiresimit ne menyre radikale te kushteve te sherbimit te transportit publik. Ne fakt sipas bashkise te dyja kerkesat e paraqitura nga shoqata e transportit jane ne faze permbushjeje.


Korsite e dedikuara po ndertohen dhe pritet qe te jene gati deri ne fund te vitit 2011 ndersa per sa i perket kerkeses se dyte per lehtesimin e barres se taksave bashkia thote se ka pergatitur tashme nje pakete me ndryshime. Por procesi ka ngecur ne hallken e keshillit bashkiak.


Paketa e propozuar nga Baskia duhet te miratohet ne Keshilli Bashkiak i cili prej tre muajsh nuk mblidhet per te miratuar buxhetin e vitit 2010 dhe te pakta jane gjasat se do te mblidhte per te shqyrtuar kete ceshtje.


Megjithate Bashkia e Tiranes rikujton se shoqerite qe kane autobuset e linjave urbane kane firmosur nje kontrate me pushtetin vendor dhe jane te detyruar te zbatojne cdo pike te saj perfshire ketu edhe njohjen e aboneve. Sipas Bashkise gjate dites se sotme edhe ne vazhdim do te vazhdojne perpjekjet institucionale per te zgjidhur problemin.


Vezhgimi / Autobuset nuk ofrojne minimumin e kushteve. Urbanet vonohen ne stacione dhe mbingarkojne autobuset me udhetare

Kerkesa luksoze per nje sherbim mjeran

Kerkesat e drejtuesve te shoqerive te autobuseve mund te duken fare te pakuptimta per ata qe perdorin transportin publik. Nuk jane pak por rreth 46 e gjithe popullsise se Tiranes ata qe perdorin urbanet per te udhetuar dhe qe jane deshmitare te asaj cka ofrojne keto kompani.


Ne nje dite te zakonshme qarkullimi i autobuseve urban nis ne oren 600 te mengjesit dhe sipas rregullore se shoqates autobuset duhet te jene ne stacione cdo 5 minuta deri ne oren 2300. Duhet te jene te paster dhe brenda nuk duhet te lejohen objekte apo kafshe qe pengojne udhetaret.


Madje ne ballin e autobuseve shpesh sheh edhe nje njoftimin te vendosur nga kompania qe ka prodhuar autobuset. Numri i vendeve ulur 40 numri i vendeve ne kembe 70. Por keto rregulla i gjen vetem ne leter pasi realiteti i transportit publik eshte nje tjeter.


Problemi me i rendesishem per te gjithe mbetet vonesa e autobuseve. Ne stacione ka tabela qe tregojne se ne cfare ore te dites mund te gjesh autobusin aty por keto orare asnjehere nuk perkojne me kohen kur gjendet autobusi ne stacion.


Madje dhe intervali mes orareve te autobuseve nuk eshte 5 minuta por ne dite me shi mund te presesh edhe 30 minuta ne nje stacion. Dhe sfida tjeter eshte te hipesh ne nje autobus qe nuk ka brenda 110 udhetare aq sa eshte kapaciteti maksimal i njoftuar nga shoqeria prodhuese por ndoshta 250 udhetare te paketuar njesoj si sardelet ne nje kuti konserve.


Ne kete pike nuk duhen lene pa permendur edhe kushtet higjienike brenda ne autobus levozhga farash lule dielli lekure portokalli biletat e hedhura gjithandej e cfaredolloj mbetje tjeter higjienike e mundshme. Ndonese asgje brenda ne autobus nuk eshte sic e thote rregullorja e stampuar mire e bukur qytetaret e Tiranes vazhdojne te perdorin transportin publik.


E kam punen ne anen tjeter te qytetit dhe me duhet te udhetoj me dy autobuse. Nese do te heqin abonente e gjithe rroga do te me shkoje vetem duke paguar urbanet - thote nje 50-vjecare e cila eshte udhetare e rregullt ne linjat Uzina e autotraktoreve dhe Tirana e Re. Te tille qytetare ka me qindra ne Tirane te cilet nese nuk do te udhetojne me me abone do te shpenzojne nje pjese te mire te te ardhurave vetem per transport.

Bode Nuk kemi lidhje me abonete


Ministria e Financave ka hedhur poshte pretendimet e Bashkise se Tiranes se faji per heqjen e aboneve per qytetaret i takon organit ekzekutiv. Ne nje reagim per mediat Ministria e Financave shprehet se pergjegjes per situaten e krijuar eshte vetem pushteti vendor dhe konkretisht Bashkia e Tiranes.


Transporti urban eshte funksion ekskluziv i pushtetit vendor dhe fondet per kete qellim jane bere prej shume vitesh pjese e transfertes se pakushtezuar te pushtetit vendor.


Mbi kete baze pergjegjesia kryesore per zgjidhjen e problemeve te ketij sektori i takon bashkive - thuhet ne reagimin e Financave. Nga ana tjeter Ministria ka theksuar se eshte e gatshme te diskutojne ne zgjidhjen e problemit nese dicka e tille kerkohet nga Bashkia e Tiranes.


Me gjithe diskutimet e bera disa here ndermjet Ministrise se Financave dhe MPPT-se pushteti vendor nuk ka qene pjese dhe bashkepunues ne zgjidhjen e problemeve. Ne jemi te gatshem te kontribuojme nese kerkohet asistenca jone - thuhet ne njoftim.


Olldashi Bashkia te zgjidhe konfliktin


Ministria e Transporteve i ka kerkuar Bashkise se Tiranes qe te marre pergjegjesite e saj ligjore per mbeshtetje financiare te kompanive te transportit urban per kosto te paperballueshme te shpenzimeve dhe heqje te aboneve ne muajt ne vijim.


Ministri Sokol Olldashi nepermjet nje njoftimi per shtyp ka deklaruar se eshte Bashkia e Tiranes ajo qe vjel taksat nga keta operatore. Sipas ministrise se Transporteve problemet e ngritura nga operatoret e transportit publik qytetas e kane origjinen pikerisht ne institucionin qe i licencon qe iu merr taksat por qe ne asnje rast nuk i ndihmon pra Bashkia e Tiranes.


Ministria e Transporteve ka shkuar pertej problemit te aboneve duke fajesuar bashkine edhe per mungesen e nje terminali per autobuset interurbane. Mungese kjo qe sipas ministrise shkakton probleme ne qarkullimin rrugor.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›