E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen në flagrancë duke shfrytëzuar lumin Fan pa leje, procedohen penalisht dy shtetas

Policia e Mirditës ka vijuar aksionin kundër veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë mjedisin, duke goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të paligjshëm të burimeve natyrore.

Gjatë kontrolleve në shtratin e lumit Fan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë konstatuan dy shtetas që po ushtronin aktivitet të jashtëligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.
Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht:

D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë

F. P., 68 vjeç, banues në Rubik

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një fadromë dhe një kamion që përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Policia apelon për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit, si një detyrë e përbashkët për çdo qytetar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›