E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen trafikantet e organeve

Pas njoftimeve per nje rrjet nderkombetar te trafikut te organeve ne Kosove EULEX sqaron zyrtarisht se aktpadia perkatese eshte depozituar ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine.

Ne nje deklarate te zedheneses se EULEX-it ne Prishtine Kristina Herodes thuhet se ne lidhje me ceshtjen Medikus po pritet vendimi per seancen degjimore.

Aktpadia sipas saj eshte dorezuar ne date 15 dhe 20 tetor. Ndaj pese personave rendojne akuza per trafik organesh njerezore krim te organizuar dhe abuzim me pushtetin dhe ndaj dy personave per ushtrim te paligjshem te aktivitetit mjekesor.

Prokuroria Speciale e Kosoves paditi nje numer mjekesh dhe nje ish zyrtar te larte te Ministrise se Shendetesise sqaron me tej ne komunikate zedhenesja Herodes.

Njoftimi i zyres per shtyp te EULEX-it erdhi pas nje lajmi te publikuar nga agjencia amerikane e lajmeve Asociated Press mbi shtate persona te dyshuar per trafik nderkombetar organesh ne Kosove.

Agjencia citonte nje aktpadi te marre nga burime brenda EULEX-it qe thoshte se te dyshuarit jane pjese e nje rrjeti te gjere i cili trafikonte njerez ne Kosove me qellim qe tu hiqte organe dhe ti transplantonte te persona te tjere.

Ne dokument citohet prokurori i EULEX-it Xhonatan Retell i cili thote se ne baze te hetimeve u zbulua se 20 shtetas te huaj u rekrutuan ne vitin 2008 me premtime te rreme per pagesa.

Sipas dokumentit te siguruar nga AP viktimat qe rekrutoheshin ne vende te tjera transportoheshin ne Kosove permes aeroportit te Prishtines. Atyre u ishin premtuar mbi 20 mije dollare ndersa personat te cileve do tu transplantoheshin organet duhet te paguanin nga 80 mije deri ne 100 mije euro.

Viktimave te cileve u kerkohej veshka ishin nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia dhe sipas EULEX-it ishin persona qe jetonin ne varferi ekstreme dhe ne nevoje per para.

Pese shtetas te Kosoves perfshi nje ish zyrtar te larte te Ministrise se Shendetesis Ilir Rrecaj dyshohen per 5 vepra qe nga trafikimi i personave deri te ushtrimi i paligjshem i aktivitetit mjekesor dhe abuzim pushteti njofton AP. Askush prej tyre nuk eshte ne paraburgim.

Nderkohe qe ne lidhje me kete ceshtje kerkohen nga INTERPOL-i edhe mjeku turk Yusuf Sonmez dhe nje qytetar izarelit Moshe Harel.

Ne krye te rrjetit dyshohet se ishin pikerisht keta te fundit dhe kirurgu kosovar Lutfi Dervishi ben te ditur AP.

Nderhyrjet kirugjikale kryheshin nga Dervishi dhe Sonmez ne kliniken Medicus ne Prishtine e cila menaxhohej nga Arban Dervishi i biri i kirurgut Lutfi Dervishi.

Ndersa shtetasi izraelit Harel ishte i ngarkuar me identifikimin rekrutimin dhe transportimin e viktimave si dhe sigurimin e dergesave te parave me ane te transfertave bankare elektronike perpara operacioneve.

Nen hetim ndodhen gjithashtu edhe dy mjeke te tjere Sokol Hajdini and Driton Jilta. Klinika private Medicus u mbyll ne fillim te hetimeve ne vitin 2008. Asnje nga te dyshuarit e ndaluar nuk i pranoi atehere akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›