Kapen vëzhguesit pedofilë

Sipas agjencisë Reuters, pas një beteje ligjore dyvjeçare, me vendim të Gjykatës Supreme të shtetit federal të Oregonit, Shoqata e Vëzhguesve të Amerikës (Boy Scouts of America) ka publikuar dokumentet e saj konfidenciale që flasin për keqtrajtimin seksual të fëmijëve nga kjo organizatë mes viteve 1965 dhe 1985.
Gjithsejtë 1,247 persona të profileve të ndryshe, duke filluar nga studentët e deri te pensionistët, përmenden në bazën e të dhënave të Shoqatës për keqtrajtime seksuale. Kështu, si të përfshirë, në dokumente përmenden shumë zyrtarë shkollash, inxhinierë të kompanisë IBM, studentë të një universiteti lokal, shitës, dhe kimistë. Të ashtuquajturat “dokumente mbi perversitetin”, përmbajnë edhe emrat e personave të cilëve iu ishte ndaluar anëtarësimi në Shoqatë, për shkak se ishin homoseksualë.
Dokumentet kanë 20,000 faqe materiale – kryesisht në formë memorandumesh, të cilat, në formë padish për keqtrajtime seksuale i druheshin selisë së organizatës; megjithëse ka edhe shkresa të ndryshme të shkëmbyer ndërmjet këshillave lokalë të vëzhguesve, letra të anëtarëve të familjeve të fëmijëve të keqtrajtuar seksualisht, raporte policore, dhe artikuj të ndryshëm gazetash.
Po ashtu, Reuters shkruan se, policia ishte pjesëmarrëse aktive në pothuajse dy të tretat e këtyre rasteve.
Që nga viti 1919, Shoqata e Vëzhguesve të Amerikës mban një bazë interne të të dhënave, me qëllim që të parandalimit të pedofilëve për t’u kthyer në organizatë pas përjashtimit të tyre nga e njëjta. Mirëpo, ka shumë raste kur ata, pas trajtimeve psikiatrike, sërish ktheheshin në Shoqatë dhe të papenguar vazhdonin me veprat e tyre kriminale.