E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrena e Serbisë (video)

Federata serbe e Futbollit ka publikuar një video në Youtube në përpjekje të demantojë akuzat e reprezentuesit anglez Danny Rose se ishte viktimë e brohoritjeve raciste nga tifozët nikoqir “sa herë” që ishte në kontakt me topin në fitoren e ekipit U-21 të Anglisë ndaj Serbisë me rezultat 1-0, në Krusevac të martën.

Një ditë pasi Federata serbe mohoi brohoritjet raciste gjatë duelit të kthimit në kuadër të play-offit për kualifikim në Euro 2013 dhe akuzoi Rosen për “sjellje të pahijshme dhe vulgare”, në Youtube është publikuar një video me titullin “Kënd e gënjen Danny Rose?”. Video është publikuar nga “Fudbalski save Srbije” që është emri i Federatës serbe dhe linku i videos është shfaqur edhe në uebfaqen zyrtare të Federatës.

Video, përmban një përmbledhje të veprimeve të Roses gjatë duelit kundër Serbisë U-21, takim në përfundim të së cilit ai u përjashtua me karton të kuq pasi goditi topin drejt tribunave. “Siç e shihni nuk pati ndonjë sjellje të pahijshme nga ana e tifozëve në tribuna ose futbollistëve në fushë”, thuhej në video.

Megjithatë, dëshmitarët dhe ata që përcollën ndeshjen drejtpërdrejtë në televizion kanë konfirmuar se pati vërshëllima gati sa herë që Rose ishte në kontakt me topin. Po ashtu video përfundon 14 minuta para fundit të takimit dhe nuk përmend rrahjen që shpërtheu mes futbollistëve pas përballjes kur dëgjoheshin qartë brohoritjet në formë të majmunëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›