E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen vrasesit e peshkatarit

Gjenden autorët e vrasjes së peshkatarit Dilaver Peqini, i cili eshte vrarë me datë 21 Prill të ketij viti.

Në sajë të operacionit të koduar “Peshkatari” u bë e mundur arrestimi i disa personave emrat e të cilëve u bënë të ditur nga drejtori i policise se Elbasanit.

“Autorët janë Kozma Bedi 20 vjec, Ariston Jolla 25 vjec dhe minorenët A.Zh, Z.H dhe G.E. Autorët kanë kryer vrasje me dashje dhe akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje”, u shpreh Sajmir Mucaj, drejtori i Policisë së Qarkut.

Policia ende nuk ben te ditur arsyen e ekzekutimit te 50-vjecarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›