E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Dita fillon në BB

06/05/10 12:35

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fillojnë të zgjohen që me ndezjen e dritave dhe muzikës në dhomën e gjumit. Të parët që zgjohen janë Klodi dhe Mandi. Pas tyre fillojnë të zgjohen edhe pjesa tjetër e tyre të cilët si fillim shijojnë muzikën e përzgjedhur dhe më pas çohen për tu bashkuar pjesës tjetër të banorëve që janë zgjuar. Pasi përfundojnë përgatitjet dhe punët personale të mëngjesit banorët fillojnë të gatuajnë drekën dhe të kujdesen për kafshët. Duket se këtë mëngjes banorët janë zgjuar me humor të mirë dhe kjo gjë duket pothuajse te të gjithë, por veçanërisht të Erioni i cili fillon të kërcejë me gjeste edhe pa i hapur sytë akoma. Kjo vihet re edhe tek entuziazmi i tyre për provën e javës. Ata kanë filluar që ti kushtojnë shumë rëndësi provës së kësaj jave, pasi këtë herë mesazhet që ata kanë mundësi të shkruajnë i lidhin me botën e jashtme për të cilën kanë kohë që nuk kanë informacione. Kështu Klodi shkon te celulari që u ka vënë në dispozicion AMC dhe fillon që të shkruajë mesazhin e tij. Më pas ai shkon në kuzhinë dhe fillon të gatuajë i ndihmuar nga Eridiona. Aty vjen edhe Mandi dhe Domenika dhe banorët fillojnë të diskutojnë për mirëmbatjen e kafshëve dhe ushqimin e tyre. Kështu ka nisur edhe dita e sotme me banorët e pakësuar të BB3. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›