Kapercimi i se pamundures nga ana njerezore Nga Anastasios Janullatos
Klerit dhe popullit shpresetar Orthodhoks,
Bij te shtrenjte me Zotin,
"Perendia u shfaq ne mish" (1 Tim. 3:16)
Kapercimi i se pamundures nga ana njerezore eshte mesazhi themelor i te kremtes se madhe qe feston sot bota e krishtere. Madje edhe mendja me e guximshme nuk e kishte perfytyruar se "vete Perendia i paafrueshem dhe i pakapshem do te merrte natyren njerezore dhe do te shfaqej ne mish". Per logjiken klasike, dicka e tille i takon sferes se te pamundures.
Pikerisht, kete kapercim te se pamundures nga ana njerezore festojme sot me madheshti. Dhe thirremi ta gezojme, pavaresisht realitetit te ashper qe perjetojme. Biri dhe Fjala e Perendise u be njeri, hyri ne historine njerezore. Fakti "qe u shfaq" nenkupton jeten e meparshme e te perjetshme te Fjales. "Duke qene Perendi dhe Bir i Perendise e duke pasur natyren te padukshme, u shfaq ne te gjithe, duke u bere njeri (Theodhoriti, episkopi i Kiros). Liria e Perendise nuk njeh cak. Po ashtu dhe dashuria e Tij, qe eshte cilesia e Tij thelbesore.
"Dhe Fjala u be mish dhe banoi nder ne" (Jn. 1:14). Biri dhe Fjala e Perendise, duke marre trupin njerezor shfaqi njekohesisht vleren e pashtershme dhe rendesine unikale qe ka kjo krijese e Tij e mrekullueshme. Dhe zbuloi se qellimi final i njeriut eshte te behet banese e Perendise. Me berjen e Tij njeri, Krishti shfaqi dinamiken e lirise dhe te dashurise se Perendise personal, e pakapshme kjo per mendjen njerezore. I vendosi marredheniet njerezore me Ate mbi nje baze te re.
***
Te gjithe sa veshtrojme me besim e dashuri te Biri dhe Fjala e Perendise qe u be njeri, e kuptojme se Ai mbetet perfundimisht rruga (Jn. 14:6) qe udheheq mrekullisht neper shtigjet e jetes. Dhe shume nga ne kemi pervoje vetjake, se atje ku te gjitha duken te mbyllura e te erreta, Ai hap rruge shpetimtare.
Kapercimi i se pamundures nga ana njerezore, qe na zbulojne Krishtlindjet, nuk shpallet me trumbeta dhe me premtime pompoze publike. Nderhyrjet e Perendise mbeten per cdo kohe jo te zhurmshme e mistike. Ato i karakterizon thjeshtesia dhe perulesia, nderkohe qe ruajne origjinalitet te jashtezakonshem. Dhe keto nderhyrje vazhdojne ne shekuj.
Ligjet e natyres qe rregullojne boten nuk e perjashtojne nderhyrjen e Perendise Krijues, Ligjvenes dhe Providencial. Me lirine dhe dashurine e Tij, nuk resht se vepruari, kur Ai e gjykon me vend, per kapercimin e se pamundures nga ana njerezore, me menyra te mrekullueshme. Sigurisht, kur nuk ekziston besimi te Perendia i dashurise, i Cili eshte i lire nga cdo lloj nevoje, njeriu mohon mundesine e mrekullise. Nderkohe, i krishteri pranon me perulesi pafuqishmerine e natyres njerezore dhe i kerkon Atij, i Cili eshte i pafund dhe i terefuqishem, t'i fale mundesine e permbilogjikshme dhe ndricimin per te pranuar mrekulline.
***
Kohet e fundit, kushtet e veshtira per shkak te krizes se pergjithshme morale dhe ekonomike kane cuar ne rruge te shumta pa krye. Ne kete atmosfere te mjegullt e mbytese, e kremtja e Krishtlindjeve vjen qe te dhuroje drite ngushelluese. Te siguroje se Biri i Perendise u be njeri qe te qendroje gjithmone "me ne". Perendia nuk na braktis, edhe kur shpesh E harrojme dhe sillemi sikur te mos ekzistoje.
Krishti shfuqizon me menyra te mrekullueshme te pamundurat nga ana njerezore. "Se nuk ka pune qe te jete e pamundur per Perendine" (Lluk. 1:37). Por nuk eshte "Deus ex machina" i tragjedise antike. Ai respekton lirine tone dhe shpreson qe edhe ne te veme ne perdorim mundesite qe i ka falur natyres sone njerezore.
Ekzistojne shume gjera qe rendom i quajme "te pamundura", te cilat ftohemi t'i kapercejme me hirin e Tij, duke filluar nga ato qe kane lidhje te drejtperdrejte e personale. Ne pamje te pare, clirimi nga pasionet tona, nga dashuria e semure per veten, lakmia, epshi trupor, genjeshtrat, nga indiferenca ndaj drejtesise dhe ligjshmerise, ndaj solidaritetit me te tjeret ngjan pothuajse e pamundur. Per me teper, njekohesisht shprehemi se eshte "e pamundur" te ndermarrim iniciativa qe lypin sakrifica, per hir te bashkesise me te gjere shoqerore. Ne te kundert, besimi dhe marredhenia personale me Krishtin, shpengojne dhe vene ne levizje fuqi te fshehura brenda nesh per kapercimin e te pamundurave nga ana njerezore. Njekohesisht injektojne energji jetesore te mahnitshme ne shpirtin njerezor, qe te rezistoje ne kushtet me te disfavorshme te privimit, perndjekjeve, trysnive dhe te vazhdoje te veproje me optimizem krijues. Kete pervoje e permbledh deshmia e apostull Pavlit: "Te gjitha mund t'i bej me ane te Krishtit qe me jep fuqi" (Fil. 4:13).
Te kremtet e Kishes na ftojne te rishikojme jeten tone. Te vijme ne vete nga turbullimi dhe depresioni. Te riperterijme besimin dhe sigurine tone se Krishti, ardhjen ne bote te te Cilit festojme sot, qendron gjithmone "me ne"; se "te pamundurat per njerezit, jane te mundura per Perendine" (Lluk. 18:27). Te ndryshojme menyren e te menduarit dhe te sjelljes. Te bashkerendojme jeten tone me vullnetin e Tij. Dhe ky ndryshim personal reflekton gjithmone me bamiresi ne bashkesine me te gjere shoqerore; fuqizon durimin, solidaritetin me te tjere, paqen, krijimtarine, me menyra qe shpesh mbeten te padukshme, por qe jane esenciale.
"Perendia u shfaq ne mish...".
Vellezerit e mi, kapercimi i se pamundures nga ana njerezore mbetet perhere mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe pervoja vetjake e atyre qe jetojne ne Krishtin.
Uroj nga zemra, qe kjo bindje te fuqizohet brenda nesh gjate kesaj periudhe festive, te na ngushelloje dhe te na mbeshtese ne vitin qe vjen.
Krishtlindje te bekuara! Viti i Ri qofte i mbushur me durim ngazellues!
Me te gjithe dashurine time me Krishtin,
Anastasi
Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise