Prodhimi i energjise, Shqiperia po shton potencialet Eglantina Nasi
Nga nje vend qe e prodhonte energjine elektrike vetem permes burimeve hidrike, Shqiperia tani mund te renditet perkrah vendeve te zhvilluara, qe perdorin edhe burimet alternative per ta siguruar ate. Kjo fale venies se shpejti ne zbatim te plote te projektit te madh te TEC-it te Vlores, i cili deri tani ka funksionuar vetem ne menyre eksperimentale. Ndersa drejtuesit e tij kane bere me dije se, me siguri para fillimit te vitit te ri 2012, kjo veper me rendesi energjetike per vendin tone, sidomos per pjesen jugore te tij, do te nise te prodhoje energji elektrike me kapacitet te plote. Specialistet kane perllogaritur se ne nje moment te tille, TEC-i i Vlores do te mund te plotesoje rreth 10 per qind te nevojes se pergjithshme te vendit me energji elektrike dhe te arrije te prodhoje deri ne 2.5 milione kilovate ore energji ne dite. Ne kete menyre, ai mbetet investimi me i madh ne sektorin e prodhimit te energjise elektrike ne vend, gjate dekadave te fundit. Pa harruar ketu edhe ate te siguruar nga hidrocentralet e rinj vendore, ndaj te cileve, qeveria ka ndjekur nje politike liberalizuese dhe stimuluese. Keshtu, sipas te dhenave te Ministrise se Ekonomise, Energjetikes dhe Tregtise, gjate pese vjeteve te fundit, eshte mundur te lidhen 100 kontrata per ndertimin e 270 hidrocentraleve vendore ne rang vendi, ndersa ne total, numerohen 287 hidrocentrale. Kjo politike eshte pare me leverdi nga ana e qeverise, pasi me ndertimin e te tilla veprave energjetike, vendi yne do te mund te mund te plotesoje nevojat e saj per furnizim me energji elektrike, si edhe te shfrytezoje burimet e saj hidrike, te cilat, sipas te dhenave, nuk e kalojne nivelin prej 40 per qind te kapaciteteve te tyre reale. Ndersa per vitin e ardhshem, autoritetet kane parashikuar qe te vihet ne pune hidrocentrali i ri i Ashtes, i cili do te mund te prodhoje nje sasi prej 240 milione kilovatesh ore energji elektrike ne nje vit. Sikunder do te hapen garat per dhenien me koncesion te nje sere hidrocentralesh te tjere si ata mbi kaskaden e lumit Vjosa; mbi kaskaden e lumit te Osumit, mbi kaskaden e lumit Drini i Zi; tre hidrocentrale mbi lumin Devoll; ata "Vokopola 1" dhe Vokopola 2" ne Berat. Sikunder do te shkojne drejt privatizimit edhe 4 hidrocentrale: ne Ulze, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Te gjitha keto kontrata te parashikuara nga autoritetet qeveritare paraqiten me mjaft rendesi per sektorin energjetik ne vendin tone, pasi nga realizimi i tyre do te perfitohet nje sasi e konsiderueshme e energjise elektrike. Ne kete menyre, si permes burimeve alternative, por edhe prej atyre hidrike, kjo sasi do t'u afrohet nevojave te tregut vendas te energjise, pa pasur nevoje per importim te saj ne te ardhmen.