Vrau burrin e saj per xhelozi

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan dha masën e sigurisë së arrestit me burg për Fatmira Poka 72 vjeçe pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes. Të dielën e moshuara ekzekutoi me çifte bashkëshortin Faik Poka.
Prokurori i çështjes Alfred Shehu kërkoi masën e sigurisë me burg pasi sipas tij ekzistojnë prova të vërtetuara që ajo është autore e vrasjes.
Me anë të avokatit mbrojtës e moshuara ka pranuar krimin duke argumentuar se gjithçka ka ndodhur pa vetëdije në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.
Seanca është zhvilluar në prani të psikologes.
Pasi ka dëgjuar palët, kryetari i trupit gjykues Ramazan Avdiu ka vendosur masën e sigurisë së arrestit me burg për Fatmira Poka.