E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 500 kg drogë në portin e Durrësit

 Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Italisë me anë të një kamioni, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin Besnik Celcima, 49-vjeç, nga Romanati.

Droga e llojit kanabis sativa është gjetur e fshehur midis paletave të kamionit që ishte i ngarkuar me tulla. Kamioni do të udhëtonte me një nga linjat e tragetit Durrës-Bari.

Në fakt, kontrollet e imtësishme të policisë kanë nisur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në këtë kamion kishte drogë. Menjëherë nisën kontrollet, duke gjetur drogën gjysmëton. /Start/

                                                                                             2012-09-18 08:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›