Korçë, një automjet përplas për vdekje kalimtarin

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar, ku ka gjetur vdekjen shtetasi Myrteza Bylykbashi 69-vjeç, banues në fshatin Vranisht-Devoll, i cili në momentin e ngjarjes po drejtonte një mjet karrocë që tërhiqet nga kafshë pune.
I dëmtuari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku gjeti vdekjen gjatë mesnatës. Autori që shkaktoi aksidentin është ende i paidentifikuar nga policia.
Forcat e rendit shkuan në vendngjarje, ku po punojnë për të hetuar automjetin që i shkaktoi vdekjen 69-vjeçarit. Materialet do t’i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”. /Start/
2012-09-18 09:49