E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Miliona euro për propagandë të qeverisë

Deputeti Eduard Shalsi, publikoi sot disa të dhëna që sipas tij, kapin shifrën e 4.7 milionë dollarëve gjatë gjashtë viteve të fundit dhe që janë përdorur nga Ministria e Brendshme, për të prodhuar dhe shfaqur në televizionet pranë qeverisë reklama propagandistike. 

“Do ta fillojmë sot me Ministrinë e Brendshme, e cila në vitin 2006 e sapo ardhur në pushtet shpenzoi 7500 dollarë për reklamë. Një vit më pas shifra u rrit në 100 mijë dollarë. Në vitin 2008 shifra përsëri dyfishohet, 219 mijë dollarë. Për të arritur tek viti 2009, me 765 mijë dollarë. Kulmi në vitin 2010, ndërkohë që Lulzim Basha drejtonte këtë ministri, shifra arrin një kulm të paimagjinueshëm. Afërisht 2 milion dollarë ka shpenzuar ministria e Lulzim Bashës për llogari të Sali Berishës. Shuma ekzakte 1 930  000 dollarë, duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një vit më pas, në vitin 2011, 1 milion dollarë për reklamë dhe propagandë qeveritare. Në vitin 2012, në 5 mujorin e parë, shifra kap 714 000 mijë dollarë”, bëri me dije ai.

Shalsi tha se këto shpenzime marramendëse me mbi 4 milion euro, për të propaganduar qeverinë. “Ajo që bie në sy është një kompani e pranishme në të gjithë këto vite, quhet ‘ Promo shpk’. Nuk bëhet fjalë për reklama informuese, por për propagandë të pastër politike dhe e shitur tek klientela e drejtpërdrejtë mediatike e kryeministrit. Pra, nga njëra anë kemi dhjetëra, qindra, miliona euro të shpenzuara në reklama dhe nga ana tjetër janë të njohura kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta të punonjësve të Policisë së Shtetit. Është një tjetër fakt i njohur mospagesa e orëve të punës shtesë për qindra punonjës të policisë, mungesa e karburantit për makinat e policisë dhe gjithkush sjell në vëmendje pamjet e shëmtuar ku policët ishin te detyruar që shtynin makinat”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2012-09-17 16:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›