Kapet 5.3 tonë kokainë në Itali. Mes të arrestuarve edhe një shqiptar

5.3 tonë kokainë me një vlerë tregu prej më shumë se 850 milionë euro ka sekuestruar policia italiane pas një kontrolli në një barkë peshkimi në ujërat pranë krahinës Italiane të Sicilisë .
Kjo është sasia më e madhe e lëndëve narkotike e kapur ndonjëherë në shtetin fqinjë. Autoritetet italiane bënë të ditur se pas një operacioni zbulimi përmes ajrit dhe detit, policia financiare e Palermos dhe prokurorët e drejtorisë Antimafia ndoqën peshkarexhën si dhe një anije tregtare me flamur të arkipelagut të Palaut që dyshohet se shërbente si mjet mbështetës.
Mes 5 personave të ndaluar që ishin në peshkarexhë ishte edhe një shtetas shqiptar, i quajtur Elivs Lleshaj, 35 vjeç që është transferuar në burgun Pagliarelli di Palermo. Bashkë me ta janë ndaluar edhe 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/