Kapet 75 kg heroine ne Muriqan
Një sasi prej 7.5 kg heroinë është sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit pasditen e së enjtes gjatë një aksioni antidrogë të policisë.
37 vjeçari Taulant Sheraj i cili po udhëtonte në drejtim të Italisë është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar një sase prej 7.5 kg drogë e llojit heroine.
Droga ishte e ndarë në 15 pako dhe kishte si destinacion shtete të ndryshme të Europës. Sipas policisë 37 vjeçari Taulant Sheraj nga Maminasi i Durrësit po udhëtonte së bashku me gruan e tij dhe fëmijën rreth një vjeç. Policia po punon për zbardhjen e plotë të trafikut të drogës dhe personave të përfshirë në këtë rrjet.