E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

UPDATE-Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtës në Norvegji ka lënë të paktën 91 persona të vdekur, ka bërë të ditur policia.

Sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në  një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Osllo.

Policia dyshon se i njëjti njeri i ka kryer të dy sulme. Zyrtarët policorë thonë se personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjeze, tani është duke bashkëpunuar për hetimet dhe dëshiron të shpjegojë motivet e tij për vrasjet.

Policia gjithashtu tha sot se lidhjet në internet në kompjuterin e të arrestuar në shtëpin e tij, tregojnë se ai është një “fundamentaliste i krishter” me prirje të djathta.

Zhvillimet e djeshme

Një shpërthim masiv bombe ka goditur ndërtesat qeveritare në kryeqytetin norvegjez Oslo, duke vrarë të paktën shtatë njerëz dhe duke plagosur 15 të tjerë. Kryeministri, Jens Stoltenberg e përshkroi situatën si “shumë serioze”.

Bomba u pasua nga një incident vrases me armë zjarri në afërsi të Oslos në një takim të të rinjve të Partisë Laburiste, qe drejtohet nga Stoltenberg.

Mediat norvegjeze thanë se të paktën katër persona u vranë kur një njeri hapi zjarr në drejtim të turmës.

Mesohet se ushtria eshte vendosur ne Oslo, ndersa ka bere thirrje per largim nga qyteti nga frika e sulmeve te tjera.

Sipas njoftimeve të televizionit publik norvegjez NRK, sulmet e sotme ne Oslo janë marrë përsipër nga një grup i panjohur deri më tani, Mbështetësit global të Xhihadit. Mesohet se ata i lidhin sulmet me botimin e karikaturave te profetit Muhamed.

17:40

“Nga ajo që unë kam parë të paktën katër persona janë qëlluar për vdekje. Tani është panik i plotë, pasi shumë të rinj janë duke notuar në det, ne tentativë për t’i ikur agresorit. Ky ka qenë konfirmimi i një zyrtari nordik që ndodhet në ishullin Utøya, ku nje person i veshur si polic hapi zjarr në një grup të rinjsh. Të rinjtë ishin mbështetës të partisë së kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg, i cili pritej te merrte gjithashtu pjesë në këtë tubim.

Ishulli Utoya

17:10

Televizioni NRK, raporton se tashme policia ka pranuar se ka disa viktima, por pa dhene ende nje numer te sakte. Sipas te njetit burim, policia e kryeqytetit norvegjez ka njoftuar nje konference per shtyp ne oren 17:30, ku pritet te jepen detaje lidhur me shperthimin e pak minutave me pare ne qender te Oslos.

17:00

Një shpërthim në afërsi të selisë së qeverisë ka goditur kryeqytetin norvegjez Oslo, raportojnë mediat vendase.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje tregojnë se një makinë ka qenë epiqendra e shpërthimit. Policia, raportojnë mediat vendase, është duke larguar njerëzit dhe gazetarët pranë vendit të shpërthimit, nga frika e shpërthimeve të tjera.

Nga shpërthimi u përfshi zyra e ministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, e cila ndodhte në katin e 17-të. televizioni shteteror norvegjez, njoftoi se kryeministri nuk eshte lenduar dhe eshte i sigurt. Ministria e Naftës është përfshirë nga flakët, nderkohe qe raportimet e para flasin se kjo ministri mund te kete qene edhe epiqendra e shperthimit.

Sipas raportimeve të korrespondentëve të agjencisë, Reuters, deri tani thuhet se janë 8 persona të plagosur.

Polica dhe zyrtaret vendas nuk pranojne te japin informacion lidhur me shkaqet e shperthimit.

Por sipas Reuters, Norvegjia si vend anëtarë i NATO-së është kërcënuar disa herë nga Al-Qaida për përfshirjen e saj në luftën në Afganistan. Norvegjia ka marrë pjesë gjithashtu edhe në sulmet në Libi, ndaj Muammar Gadafit, i cili pak kohë më parë kërcënoi Evropën se do ta sulmonte, nëse nuk ndalonte bombardimet.

Pamje nga vendi i ngjarjes Shperthimi  1 IMG_1620.JPG shperthimi 4 Shperthimi 5 Shperthimi 6 Shperthimi 7 Shperthimi 8 Vendi i shperthimit. Foto e vogel, makina bombe pas shperthimit. Sh 03 Ishulli Utoya

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›