E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Qëndrimi i BE-së ndaj Shqipërisë për shkak të opozitës

Pas prezantimit të projektit "SMEI II" të BE-së, Bregu u shpreh letrat e Fyles dhe Ashton i adresohej zgjedhjeve në Tiranë dhe shpalljes së fitores së parakohshme të kandidatit Rama.

“Deklarata i referohej zgjedhjeve në Tiranë për mënyrën se si u interpretuan nga opozita, për deklaratën paraprake që kreu i opozitës bëri për një fitore të tij në Tiranë, kur procesi i numërimit nuk kishte përfunduar, për zhurmën dhe shëmtinë e organizuar para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në momentin kur po numëroheshin votat e e hedhura gabim", tha Bregu.

Shefja e integrimit shtoi se BE-ja i konsideron zgjedhjet në Tiranë jo të mira "për fjalorin jo të denjë dhe sigurisht fyes, ofendues dhe kërcënues që kryetari i opozitës i bëri anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor para marrjes së vendimit të parë dhe deri në vendimin përfundimtar".

Ajo sqaroi se "e gjitha kjo situatë, polarizimi i situatës politike, bëri që zgjedhjet në Tiranë, për mënyrën sesi u bë kjo performancë, të mos konsideroheshin të mira dhe na bindën për nevojën e kryerjes së reformës zgjedhore". "Detyrimin e përbashkët për të shtuar përgjegjësinë e përbashkët në agjendën kombëtare të integrimit të vendit, qeveria nuk e  bën dot duke marrë rolin e opozitës", përfundoi Bregu./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-22 17:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›