E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet autori i vrasjes ne bllok

Drejtoria e Policisë së Tiranës duket se e ka zbardhur vrasjen e ndodhur në 13 qershor në një nga lokalet e bllokut. Mësohet se sot rreth ores 8:00 te mengjesit eshte kryer nje operacion nga forcat e RENEA qe kane arerstuar te dyshuarin kryesor per vrasjen e shtetasit Nadien Zeneli.

Nderkohet burime nga policia thone se jane ne kerkim edhe dy bashkepunetoret e tij. Policia nuk ka bere te ditur identitetin e te arresuarit kryesor per kete vrasje. Me 13 qershor nje person i maskuar qelloi dhe vrau me arme zjarri 32 vjecarin Nedian Zenelaj nga Dibra, biznesmen kromi.

Ai ndodhej ne nje tavoline ne nje bar kur vrasesi e ka qelluar disa here dhe me pas plagosi edhe dy persona te tjere, te plagosurit jane Taf Mandri dhe Bledar Miha. Së bashku me 3 personat ka qenë dhe një person i katërt që arriti t'i shpëtonte mrekullisht plumbave.

Sipas policisë Zeneli, 32-vjecarit nga Dibra ishte pronar i një firme kromi në Bulqizë dhe sipas burimeve konfidenciale të policisë pista kryesore ku policia kishte përqendruar hetimi ishte një konflikt i mundshëm për shkak të biznesit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›