E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine aktakuze ndaj zyrtareve te Komunes se Prishtines

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Ekrem Rexha, Ridvan Shahini, Refik Sadiku, Halil Fejziu, Qazim Bajrami dhe Hazir Krasniqi, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, për veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimi nga neni 33.

Gjashtë të pandehurit, akuzohen se kane urdheruar nje pagese te paparashikuar ne kontraten e ndertimit te nje kolektori mbi lumin “Prishtina”, në lagjen Kalabria.

Por nga ana e Komunes se Prishtines keto arrestime jane pare sisulme politike ndaj opozites kosovare, kreu i se ciles e drejton edhe komunen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›