E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron Tom Ndojin dhe Sokol Sokolin

Presidenti Topi ka dekoruar sot dy të pushkatuarit e diktaturës Sokol Sokoli dhe Tom Ndoji, eshtrat e të cilëve u gjetën ditë më parë në Shkodër.
 

Në ceremoninë e organizuar në presidencë, kreu i shtetit ka dekoruar me “Medaljen e artë të Shqiponjës’ dy të ekzekutuarit nga regjimi komunist pas revoltës së 20 majit të vitit 1984 në burgun famëkeq të Qafë-Barit Sokol Sokoli dhe Tom Ndoji.
 

Në fjalën e tij kreu i shtetit ka falenderuar të gjithë ata të cilën ndihmuan gjetjen e eshtrave të tyre ndërsa I ka bërë apel atyre të cilët kanë dijeni për varre të tjera të tregojnë akte pendese dhe të ndihmojnë familjarët e të pushkatuarve të tjerë.
 

“Të gjenden viktimat e diktaturës mizore. Ky ësht detyrim që duhet t`ua lëmë brezave të rinj për një shoqëri të pastër. E ardhmja të mos mbetet peng apo borxh i të kaluarës” theksoi më tej Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›