E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet bosi i mafies napolitane, u gjet në bunker

Policia tha se bosin e mafies napolitane e kishin gjetur atë pas gërmimeve në një bunker sekret në qytetin e tij të lindjes, Casapesenna, afër Napolit.

I përshkruar si kreu i klanit të fuqishëm “Casalesi”, ai ishte dënuar disa herë me burgim të përjetshëm në mungesë.

Klani “Casalesi” është përfshirë në trafik droge dhe në afera korruptive në industrinë e ndërtimit.

Michele Zagaria është lindur me 21 maj të vitit 1958. Që prej vitit 1995, ai është në listën e personave më të kërkuar nga Ministria italiane e Punëve të Brendshme.

“Ju fituar, Shteti fitoi”, u tha Zagaria hetuesve anti-mafia në momentin e arrestimit, sipas raportimit të “AFP”-së.

“Casalesi” është një nga shumë klanet Brenda “Camorra”-s, i cili dominon botën e krimit në zonën e Napolit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-07 13:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›